Aq sa vjet ka mbushur Universiteti i Prishtinës që nga themelimi, po aq mirënjohje edhe u ndan të mërkurën.
50 mirënjohjet u dhanë për kontribut të veçantë të profesorëve e edhe për studentët dëshmorë dhe martirë të UP-së, të cilët kishin nisur kundërshtimin e sistemit të atëhershëm.
Mirënjohje post mortum u nda edhe për i ish-rektorin e UP-së, Ejup Statovci.
Ky i fundit ishte rektor gjatë periudhës 1991 deri më 1997, që së bashku me studentët e tij protestonin kundër regjimit serb, shkruan Klan Kosova.
Rektori aktual Marjan Dema tha se pa kontributin e ish-profesorëve dhe martirëve, nuk do të ishte i mundur funksionimi i UP-së.