Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbyllur muajin tetor 2025 me rezultate mbresëlënëse.
Gjatë këtij muaji u regjistruan 386,957 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 8.75% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve, aeroporti raportoi edhe 2,747 fluturime.
“Me 2,747 fluturime, vazhdojmë të forcojmë pozitën tonë si një qendër e rëndësishme rajonale. Faleminderit të gjithë pasagjerëve”, njofton APN.

















