Nën moton artistike “Jeta e zogjëve”, në organizim të Shoqatës së karikaturistëve “HITHI”, në Ferizaj u hap Ekspozita, e Konkursit ndërkombëtar të karikaturës, edicioni i XI-të ku konkurruan mbi 500 autorë nga shumë vende të botës, shkruan InLajmi.

Ndërsa, në ndarjen e Çmimeve, pos një numri të madh të aderuesve të karikaturës, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ishin të pranishëm dhjetra autorë nga Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia Veriore, etj. Pos tre Çmimeve, që i merituan karikaturistët nga Bullgaria, Shqipëria dhe Kroacia, në këtë evinement, e veçanta e këtij Konkursi ishte Çmimi Vjetor “Luljeta Kujtimi Goranci – Shpirti i Lirë Artistik”, në shenjë kujtimi për artisten e ndjerë, Çmim ky që i takoi krijueses nga Polonia.

Për këtë manifestim unik Arti në vendin tonë, mirënjohja i takon kryetarit të Shoqatës “HITHI, karikaturistit Imri Musliut dhe bashkëpunëtorëve të tij, ideator dhe organizator të Festivalit të karikaturës, tashmë me renome ndërkombëtare.O. Goranci/InLajmi/



















