Sot në Gjurakoc të Klinës, i jepet lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokat, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë.
Në varrim po merr pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil.
Ky i fundit aty ka rrëfyer për një sherr që ai e kishte bërë kur kishte qenë i vogël e se si, vëllai i tij tash i ndjerë, Mentori ia kishte fshehur sherrin atij duke mos i treguar babës së tyre.