Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës, përcjell InLajmi.
Osmani tha se 25 vite më parë forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.
Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.
Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri.
Njoftimi i plotë i Presidencës së Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës
25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.
Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.
Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.
Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!/InLajmi/