Nacho Fernandez ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke zgjedhur destinacionin e ardhshëm në karrierë.
Mbrojtësi veteran do t’i japë fund lidhjes së tij 23-vjeçare me Real Madridin këtë verë.
Spanjolli vendosi kundër një vazhdimi të kontratës dhe kështu do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Marca”, deri tash asgjë nuk ka ndryshuar dhe dëshira e tij për të nisur një aventurë të re mbizotëron mbi atë të përfundimit të karrierës te Real Madridi.