Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga zjarri, gjegjësisht një pjesë e kuzhinës së tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bën të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar, shkruan KlanKosova.
Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz dhe se ende nuk dihet sakte se çka e shkaktoi zjarrin, meqenëse dyshimet e para janë nga vaji në kuzhinë.