Gazetari Blend Fevziu ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizi ‘’Raketa’’, ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish truprojë e ish presidentit Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Fevziu tha se Raketa ishte personi i parë që i uroi mirëseardhje në Kosovë pas çlirimit.
Ai theksoi se nuk e ka dëgjuar kurre te flase, me perjashtim te nje here te vetme kur i tha se para lufte kishte qene aktor por e kishte lene ate pasion per te luftuar per vendin e tij.
Sot paska ikur nga kjo bote po aq heshtur sa jetoi, dheu i lehte Rakete, përfundoi Fevziu.
Postimi i plotë i tij:
Komandant Raketa ishte personi i pare qe me uroi mireseardhjen ne Kosove 2 dite pas fitores. Ne Qershor 1999. Qe nga ajo dite e shihja shume shpesh. De degjova kurre te flase, me perjashtim te nje here te vetme kur me tha se para lufte kishte qene aktor. E kishte lene ate pasion per te luftuar per vendin e tij. Sot paska ikur nga kjo bote po aq heshtur sa jetoi. Dheu i lehte Rakete./InLajmi/