Ministrja e Brendshme belge, Anneliese Verlinden, konfirmoi se policia kishte qëlluar një person të dyshuar për sulmin e së hënës mbrëma.
Sipas ministres, sulmuesi është parë në një kafene lokale në lagjen e Brukselit, pranë godinës ku policia po kërkonte vrasësin mbrëmjen e së hënës. Kur policia mbërriti, pasoi një shkëmbim zjarri gjatë së cilës një burrë u qëllua dhe një ose më shumë njerëz u raportuan të plagosur.
Në të njëjtin vend u gjet edhe arma automatike e përdorur në sulm.
Sulmuesi kishte vrarë në qendër të Brukselit 2 shtetas suedezë. Një person tjetër është lënduar.
Deri te sulmi erdhi pak para nisjes së ndeshjes për kualifikim në futboll në mes të Belgjikës e Suedisë, që duhej të mbahej ne stadiumin e Brukselit. Ndeshja më pas është anuluar.
Në rrjete sociale qarkullon një video-xhirim i sulmuesit, i cili konfirmon se ishte “i frymëzuar nga grupi ekstremist Shteti Islamik”, raporton RTK.
Bëhet fjalë për një 45 vjeçar, me shtetësi të Tunisit, i cili në Belgjikë po qëndronte ilegalisht.