Policia njofton se një person është arrestuar në fshtin Kqiq të Mitrovicës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.
Është konfiskuar arma AK-47 pa municion dhe 11 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.