Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbrëmë në një dalje të tij televizive, ka konfirmuar se Kosova me “Marrëveshjen Bazë” të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia.
Pas kësaj deklarata të kryeparlamentarit Konjufca ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve që ua kanë humbur një dekadë me kauza të rrejshme.
Ai tha se “Asociacioni” është një nga kauzat e rrejshme me të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet.
“Unë konsideroj se kjo është njëra nga kauzat e rrejshme që ka ardhë Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Ne e dimë sa zhurma u bë, sa dëmi i është bërë evdnit edhe në arenën ndërkombëtare por edhe në arenën e brendshme. Sa i përket Marrëveshjes së vitit 2023 ne e dimë që edhe në atë kohë zoti Thaçi ka potencuar se nuk është marrëveshja më e mirë por është marrëveshja që lidhet me njohjen përfundimtare të 2 shteteve pra me njohjen reciproke. Mendoj se zoti Konjufca dhe zoti Kurti duhet t’iu kërkojnë qytetarëve që ua kanë humbur një dekadë me kauza të rrejshme. Mendoj se zoti Konjufca ka qenë i sinqertë që ka pranu realitetin ashtu siç është”, tha Beqaj.
”Konjufca deklaroi mbrëmë se Kosovës i është dukur marrëveshje e mirë që me pranu Asociacionin sipas Marrëveshjes së vitit 2013 për me fitu njohjen de fakto.
“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është se 2 pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë. Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…. 2 mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës” tha Konjufca.