Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001 të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi se edhe Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit, përcjell InLajmi.
E para e shtetit të Kosovës, duke nderuar viktimat është shprehur se krahas aleatëve tanë kujtojmë 3.000 viktimat e sulmit terrorist ndaj SHBA-ve, duke rikonfirmuar kështu përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë e demokracisë.
Duke punuar në mbrojtjen e demokracisë Presidentja Osmani tha se kështu definojmë miqësinë e partneritetin e përhershëm me SHBA-të
Postimi i plotë i saj:
11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë
11 shtatorin Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm./InLajmi/