Në vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdon të ketë kolona dhe pritje të gjata të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 20:015), pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin 3 orë për të hyrë në Kosovë, kurse rreth 20 minuta për të dalë, raporton Telegrafi.
Pritje të gjata ka edhe në vendkalimin në Muçibabë, ku po pritet 2 orë për hyrje në vendin tonë, e po aq pritet edhe në dalje.
Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 50 deri në 60 minuta për të hyrë në vendin tonë, shkruan Telegrafi.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.