Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është duke kërkuar një klub të ri, pasi ka vendosur të largohet nga Torino.
Deri tani, 2 oferta ka në tavolinë futbollisti “Dardan”. Bëhet fjalë për Hellas Verona dhe Fenerbahce.
2 skuadrat kanë filluar tashmë negociatat me lojtarin kosovar.
28-vjeçari ka kontratë me ekipin e Torinos deri në vitin 2024, shkruan Lajmi.net.
Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 4 milionë euro.