Në protestën e veteranëve të UÇK-së që u mbajtë para pak minutave në Prishtinë mori fjalën edhe i biri i një veterani.
Ai pyeti se a duhet të përshëndes në gjuhën shqipe apo atë serbe. Kjo për shkak të audio-incizimeve të publikuara ditë më parë ku dëgjohet duke biseduar shefja e grupit parlamentar të LVV’së dhe krimineli Milan Radojicic.
“A mju thanë mirëdita a Zdravo. Banuni bashkë me ia hekë votat deputetes, unë votoj për ideal, votoj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës“, u shpreh ai.
Tutje, ai kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes se kë e votojnë, shkruan Gazeta Express
“Kujdes kujt ia vendosni votën, buka e tjetrit nuk të vranë, buka jote po. Mos lejoni me u përsërit historia“, tha ai.