“Pasagjerët e nëndetëses Titan me shumë mundësi i kaluan momentet e fundit të jetës së tyre në errësirë të plotë duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar.”Kjo sipas, Christine, bashkëshortes së biznesmetit nga Pakistani, Shahzada Dawood.
Ajo tregoi për New York Times sesi pasioni i familjes së saj për rrënojat e Titanikut i çoi drejt vendimit për të ndërmarrë udhëtimin që përfundoi në tragjedi.
Interesi i tyre rreth anijes ikonike nisi pas vizitës që bënë në një ekspeditë të Titanikut në vitin 2012 dhe më pas u nxitën akoma më shumë pas një udhëtimi në Greenland, në vitin 2019. Aty ata mbetën pa fjalë nga mënyra sesi akullnajat ktheheshin në ajsbergë.
Christine tregoi për NYT se familja e saj pa një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtim në mbetjet e Titanikut dhe aty nisi gjithçka.
Ishte Christine ajo që supozohej të ishte në bordin e Titanit ditën e nisjes, por ajo hoqi dorë për t’ia lënë vendin djalit të saj 19-vjeçar, i cili humbi jetën bashkë me të atin në udhëtimin fatkeq.
Edhe pse bileta për në rrënojat e Titanikut ishte e kripur, kushtet në anijen Polar Prince e cila transportonte Titanin në vendin e zhytjes ishin shumë larg luksit, shkruan A2CNN.
Pasagjerët flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të përbashkëta dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites.