Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin e ndoqi zhvillimin e situatës nga qendra komanduese në Paris, ku më pas iu bashkua edhe kryeministrja Elisabeth Borne.
Dhuna e ditëve të fundit detyroi presidentin Macron të anulojë vizitën e planifikuar shumë kohë më parë në Gjermani, e cila nuk ndodhte për një president francez që prej 23 vitesh.
Ka qenë një natë e qetë në Nanterre, ku është bërë varrimi i 17-vjeçarit të vrarë në një postbllok. Edhe në kompleksin rezidencial Pablo Picasso ku jetonte i riu situata ishte e qetë.
Ndërkohë që revolta franceze ka infektuar dhe Zvicrën. Përleshje të dhunshme janë regjistruar gjatë natës mes protestuesve dhe policisë në Lozanë. Në lagjen Flon protestuesit thyen dhe grabitën disa dyqane për t’u përballur më pas me trupat speciale të policisë