Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas anulimit të mbledhjes së 2 qeverive, përcjell InLajmi.
Gola deklaroi se Rama do t’i kish vendosur për Kosovën sikur ai të mos kishte frikë që mund t’i rrezikohej pushteti.
Rikujtojmë se dje është anuluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me iniciativën e qeverisë shqiptare.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike që mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit. /InLajmi/