Sejdi Berisha, nga fshati Kijevë e Komunës së Malishevës, është ish-ushtar i UÇK-së që u thirr dy herë nga Gjykata Speciale si dëshmitar i rrjedhës së luftës së fundit në Kosovë.
Ndonëse i ftuar të jep përgjigje për atë çka i kërkoi Specialja, Berisha ka refuzuar të thotë një fjalë të vetme për gjithçka ka parë e për këtë ai pretendon se ka një arsye.
Ish-ushtari i UÇK i tha lajmi.net se nuk ka dhënë intervistë në Speciale pasi iu është refuzuar të ketë avokat. Avokatin thotë Berisha se e kërkoi në cilësinë e këshilluesit.
Berisha nuk e quan krenari thirrjen që i bëri specialja, por thotë se kur e injoron atë ndihet i fuqishëm.
E kur erdhi koha të rrëfen kujtime nga periudha e luftës, në fytyrën e ish-ushtarit të UÇK-së shihet nostalgjia po as sa dhimbja.
Këto dhe detaje të tjera i gjeni në storien e përgatitur nga Flutura Toplana.