Policia e Kosovës bëri të ditur se në një shkollë të Skenderajt janë vjedhur 18 radiatorë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë të Kosovës me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe mbetet duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Skenderaj 08.05.2023 – 07:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë. Me urdhër te prokurorit iniciohet rasti si më lartë dhe mbetet duke u hetuar. /InLajmi/`