Këtë të hënë fillon gjykimi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, përcjell InLajmi.
Të dielën u mbajt një marsh masiv për drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, marsh ky ku morën pjesë mijëra njerëz.
Por këto tubime nuk u ndalën as këtë të hënë, pasi në Hagë kanë filluar të mblidhen mërgimtarë nga të gjitha vendet.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi të disa mërgimtarëve që janë nisur nga Abensberg, Boni, Frankfurti dhe Shtutgarti. /InLajmi/