Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje, përcjell InLajmi.
Hoti thekson se zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.
Sipas tij, askush nuk po merret me zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Ai përmend rritjen e çmimeve, uljen e investimeve dhe kursimet e Trustit Pensional, për të cilat thotë se kanë mbetur në mëshirë të tregut.
Në fund, ai shtron edhe një pyetje drejtuar qeveritarëve “Si u katandisëm kështu?”.
Postimi i plotë i tij:
– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
– Nga prilli rritet energjia me 15%.
– Çmimet e konsumit mbesin të larta.
– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.
Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
Si u katandisëm kështu?!. /InLajmi/