Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Carallukë të Malishevës, përcjell InLajmi.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe KEDS-i kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Rrethanat se si ka ndodhur zjarri ende nuk dihen.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të lënduar nga zjarri nuk ka.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Incident zjarri
Fsh. Carallukë, Malishevë 22.03.2023 – 15:10. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe KEDS-i kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur-shuar zjarrin, ndërkohë në vend ngjare ka dalë edhe eksperti i zjarrit. Të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/