Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.
“Mega skuth”, “Skuth”, “I pabesë” dhe të tjera epitete të tilla përdori Kristi ndaj Luizit, shkruan Top Chanel.
Për të ulur “gjakrat” dhe për të sheshur debatet mes tre të nominuarve, Vëllai i Madh organizoi një darkë speciale për Luizin, Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që ata të sqaroheshin për të gjitha keqkuptimet që kishin me njëri-tjetrin.