Sipas Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Siri.
“Shumica prej tyre ka nevojë për ndihme humanitare”, tha zëvendëspërfaqësuesja e OKB-së për Sirinë, Najat Rochdi.
“OKB-ja është plotësisht e përkushtuar për të bërë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, tha ajo.
Aktivistët dhe punonjësit e ndihmës në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë janë ankuar për mungesën e ndihmës së OKB-së, pas tërmetit të 6 shkurtit.
Gjatë një vizite në rajon, koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së, Martin Griffiths pranoi se OKB-ja nuk kishte arritur të ndihmonte viktimat në zonat veriperëndimore të opozitës.
Gjithashtu, ka patur pengesa burokratike për OKB-në, mallrat e së cilës mund të kishin mbërritur më shpejt me automjete më të vogla sesa me kamionët e zakonshëm të mëdhenj, duke pasur parasysh rrugët në rajonin e shkatërruar nga lufta.
Deri më tani, mbi 140 kamionë që transportonin ndihma të OKB-së kanë udhëtuar nga Turqia në Sirinë veriperëndimore.
Pas tërmetit, më shumë se 9 000 ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, duke lënë të pastrehë të paktën 11 000 banorë