• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Libri i ri, dhe komunkimi në shoqërinë kosovare sipas Ferdi Kamberit

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
4 February 2023
në Intervista
0 0
0
Libri i ri, dhe komunkimi në shoqërinë kosovare sipas Ferdi Kamberit
0
SHPERNDARJE
74
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa ditësh sociologu i njohur kosovar Ferdi Kamberi publikoi librin e tij të titulluar Komunikim politik me publikun metodat dhe teknikat efektive për një sukses në zgjedhjet politike”, shkruan InLajmi.

E këtë të shtunë, Kamberi tregon detaje nga libri i tij për gazetën InLajmi.

InLajmi:Tash së fundmi e keni botuar librin “Komunikim politik me publikun metodat dhe teknikat efektive për një sukses në zgjedhjet politike” për çka bëhet fjalë?

Libri me titull ‘Komunikim politik me publikun – metodat dhe teknikat efektive për një sukses në zgjedhjet politike’ është libri im i tretë, i cili fokus të veçantë ka komunikimin, sidomos atë politik me publikun. Ky libër lidhet më shumë me sociologjinë e komunikimit dhe sociologjinë politike, njëherit është edhe udhëzues për të rinjtë dhe të rejat, politikanët e rinj, organizatat e shoqërisë civile, profesorët, komunitetin, studentët, si dhe shoqërinë e gjerë. Qysh në kopertinë të librit pasqyrohet një burrë i cili tregon se mjediset tona sociale kryesisht dominohen debatet/diskurset sociale nga maskuliniteti se sa nga feminiteti. Pra, kjo është pjesa e parë e komunikimit politik me publikun, ndërsa pjesa e dytë e librit do të vie me një dizajn tjetër ku do të paraqitet imazhi i një gruaje dhe do të ketë një strukturë tjetër.

Pra, ky libër flet për detaje të komunikimit nga këndvështrimi sociologjik dhe detaje tjera të cilat kanë rol dhe rëndësi gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore, komunikimit politik, tipologjisë së kulturës së komunikimit, të folurit në publik, marrëdhënieve me publikun, si dhe çështje relevante. Gjithashtu, libri është një udhëzues i cili ju shërben partive politike, politikanëve, organizatave të shoqërisë civile, studentëve, studiuesve, si dhe të gjithë qytetarëve dhe profesionistëve që duan të jenë të pranueshëm dhe ta bëjnë publikun për vete.

InLajmi:Pse keni dashur ta trajtoni çështjen e komunikimit social dhe politik?

Marrë parasysh faktin që komunikimi është proces dhe duhet të përfshijnë edhe segmentin gjinorë, sidomos gratë dhe se shpeshherë në mediet tona më shumë pasqyrohen burrat se sa gratë, si dhe duke marrë parasysh nivelin e ulët të diskurseve, që shpeshherë më shumë merr konotacione negative, duke u shndërruar më shumë si ‘arenë’ e fyerjeve ndërpersonale në mes të politikaneve sesa që fokusohen në mesazhin dhënë qytetarit, kemi parë të arsyeshme që publikut kosovar t’i servohet një libër/udhëzues i cili konsideroj se deri tani ka munguar. Ndaj, disa nga pyetjet që shtrohen në formën e hipotezave në kuadër të këtij libri janë: Cili është roli i komunikimit, në veçanti atij politik? Sa ndikon kultura e debatit në formësimin dhe ngritjen/ uljen e një politikani/e? Çfarë thonë studimet rreth kombinimit të ngjyrave të politikanëve me famë botërore ose çfarë sinjali japin ato? Çfarë thonë për gjuhën e trupit? Si duhet të përgatitemi për një fushatë zgjedhore? Cila është domethënia e sloganeve të partive politike, përfshirë Kosovën? A kanë rëndësi ngjyrat dhe sloganet? Cili është ekipi fitues i fushatës zgjedhore dhe në çka duhet të fokusohet ai? Cila do të jetë e ardhmja e fushatave zgjedhore në epokën e “metaversit?. Të gjitha këto pyetje tregojnë se libri ka ngacmuar çështjet aktuale politike në vend, duke marrë shembuj nga vendet e zhvilluara dhe dukë gërshetuar apo vendosur si modele të cilat mund të jenë të mirë se ardhura për Kosovën e cila si shtet ende si duket është në tranzicion.

InLajmi:Cili është roli i komunikimit, në veçanti atij politik?

Komunikimi në përgjithësi konsiderohet si art në vete, përderisa ai politik luan një rol me rëndësi në raport me publikun, sepse politikanët janë edhe pasqyrë e partive politike. Komunikimi politik sot konsiderohet çdo akt i komunikimit politik i pro¬dhuar nga partitë, grupet e interesit ose mediat që është drejtuar drejt qytetarëve, për t’i informuar ata/ato apo për të ndikuar tek ata. Ndaj, roli i komunikimit politik me publikun luan një rol me rëndësi, sepse së pari ndikon që programi politik të servohet qytetarëve dhe së dyti përmes komunikimit politik me publikun qytetarët kanë mundësi të zgjedhin programin më të mirë dhe të shohin kandidatët e preferuar të tyre. Të gjitha këto kanë një rëndësi të madhe për pluralizmin dhe avancimin e demokracisë.

InLajmi:Sa ndikon kultura e debatit në formësimin, fuqizimin e një politikani/e?

Kultura e debatit ka të bëjë më shumë me kulturën e shfaqur gjatë diskutimeve në media dhe shpeshherë sipas sociologëve ka një ndërlidhje në mes të individëve, krijon një bazë për një identitet të përbashkët dhe krijon një kontekst për ndërveprim ose negociim midis anëtarëve. Kjo lë të kuptohet se kultura e debatit e formëson dhe fuqizon një politikan/e në sfondin e gjuhës, artikulimit, mendimit kritik, integritetit, si dhe fuqizimin e raporteve ndërpersonale, sepse gjatë debateve ne mund të mos pajtohem me dikë, por gjithsesi se kjo jetë vetë në sfondin e debatit dhe asnjëherë me ndonjë inat i cili mund të acaron raportet.

InLajmi:Si e vlerosni komunikimin e liderëve partiak në raport me oponentët, por edhe në raport me qytetarët?

Deri më tani mund të themi se komunikimi politik në raport me oponentët dhe qytetarët në përgjithësi ka qenë i zbehët, por së fundi kemi parë që shumë parti politike përveç që kanë ndryshuar llogon (dizajnin) kanë marrë edhe kompani për marrëdhënie me publikun ose konsulent vendor dhe ndërkombëtar, e cila po tregon se mund të jetë storie suksesi. Pra, gradualisht kanë filluar disa shkëndija te vogla të cilat mund të ndikojnë që në një të ardhme të afërt komunikimi midis oponentëve politik dhe qytetarëve të avancohet dhe thjeshtë qytetarët të kenë më të lehtë edhe zgjedhjen programeve të partive politike. Gjithsesi se këtu kanë ndikuar edhe fuqizimi i gruas, zhvillimi i mediave, aspekti i vetëdijesimit të qytetarëve, llogaridhënia, si dhe faktorë të tjerë.

InLajmi:Si sociolog si e vlerësoni komunikimin në shoqërinë kosovare a, mungon niveli i komunikimit të ndërsjellë, a duhet të punohet në këtë drejtim?

Kujtoj se komunikimi në përgjithësi është i zbehët dhe kjo vërehet se shumë më shumë fokus kanë programet politike në media se sa programet tjera edukative, arsimore, kulturore, sportive apo sociale. Ne kemi nevojë për zhvillim të komunikimit të mëtutjeshëm sidomos atij politik, por gjithsesi mbi bazën e integritetit, raportit ndërmjet oponentëve politik, respektimit të barazisë gjinore (sidomos ajo duhet të vijë së pari nga partitë politike), e kështu me radhë.

InLajmi:Çka na penalizon në jetë komunikimi jo i drejtë ndër njerëzor?

Ky fakt, ndoshta më shumë lidhet me barrierat e komunikimit, të cilat ky libër i trajton dukshëm në kapitullin e parë. Kësisoj, keqkuptimet përbëjnë një tipar të zakonshëm të komunikimit njerëzor. Kjo do të thotë se ne mbështe¬temi në një model komunikimi në të cilin mirëkuptimi nuk jepet (çdoherë). Kur komunikojmë, dëshirojmë të ndajmë mendimet, idetë, emocionet tona etj., me të tjerët. Megjithatë, komunikimi nuk është një çështje përsëritjeje apo dyfishimi mendimesh, por përkundrazi, ai përfshin një model krijues transformimi dhe interpretimi. Barrierat e tilla përfshijnë: aspektin fizik, emocional, barrierat semantike, barrierat kulturore, paragjykimet, stereotipat, etj. Komunikimi politik gjithsesi se duhet shmang këto barriera, nëse dëshiron që të jetë i suksesshëm, efektiv dhe efikas. Arjanita Osmanaj /InLajmi/

Tags: Ferdi KamberiPolitikaSociolog
Postimi i mëparshëm

Prishtinë, fillon implementimi i programit për vizita tek gratë shtatzëna!

Postimi tjetër

Zjarrfikësit e Prishtinës, janë të pakënaqur me koeficientin e ri të pagave

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
4 maji, Dita Botërore e Zjarrfikësve!

Zjarrfikësit e Prishtinës, janë të pakënaqur me koeficientin e ri të pagave

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu