Një breshër i furishëm ka rënë natën në Lushnjë, duke shkaktuar dëme me së shumti në zonën e Darsisë, në fshatin Hysgjoka.
Sipas banorëve, breshër i përmasave të tilla nuk ishte parë ndonjëherë.
Ata thonë se ka bërë dëme në sera duke dëmtuar mbulesat, agrumet dhe ullinjtë, shkruan Top Channel.
Breshëri ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka zbardhur një sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone, e cila shquhet për prodhimet bujqësore kryesisht të serave.