Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se synimi i Kosovës është të kualifikohet në Euro 2024.
Kreu i shtëpisë së futbollit kosovar ka njoftuar se trajneri Alain Giresse mund të largohet nëse nuk e arrin synimi.
“Tani, trajnerin e mban rezultati. Kosovën duam ta kualifikojmë (për EURO 2024), nëse nuk kualifikohet, mund të ketë edhe ndërrime, por edhe mund të vazhdojmë”, ka thënë Ademi në ATV.
Giresse u emërua në krye të Kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti, ku në 10 ndeshje 4 i ka fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.