Të hënën mbrëma filloi edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, ku si edhe herë tjera edhe në këtë edicion nuk po mungojnë fytyrat publike të këngëtarëve por edhe artist e grupe të reja nga gjitha trojet shqiptare, përcjell InLajmi.
Në festivalin e lartëcekur janë gjithsej 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative.
Në Festivalin e Këngës në RTSH, në natën e parë ndër shumë pjesëmarrës, performoi edhe artistja e njohur kosovare Filloreta Raçi-Fifi, me këngën e të titulluar “STOP”.
Paraqitja e Fifit ishte mbresëlënëse e sidomos look-u i saj i ri, por vëmendjen e tërhoqi ngjyra e portokall e flokëve të saj.
Teksti i këngës u shkrua nga artistja, ndërsa për muzikën është përkujdesur edhe producenti Fatjon Miftaraj. /InLajmi/