Eksperti i sigurisë Agim Musliu tha se qytetarët e zakonshëm nuk po e përkrahin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Musliu tha se në tendat e ngritura afër barrikadave të vendosura në veri nuk është as edhe një njeri.
Sipas tij, ky ka qenë manipulim i Vuçiqit dhe mediave të financuara nga vet ai.
Ai shtoi se kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit nuk flenë në tenda, por në hotele e nëpër vila në Ujman.
Postimi i plotë i tij:
Ku i ka njerëzit Vuçiqi në tendat e barrikadave?
Nuk mbushen tendat me njerëz sikurse rrjetet sociale me profile të rrejshme.
E, fotografia është bërë nga mediumi që ai e financon. Pra nuk është e montuar.
Qytetarët e zakonshëm nuk e përkrahin, kurse kriminelët dhe terroristët e tij nuk flejnë në tenda, por në hotelet e Kopaonikut ose në ndonjë villë në Ujman.
Besa, mbrëmë nuk kanë fjetur ata që kanë qenë te Ujmani./InLajmi/