Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për RTK.
Ndryshe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri. Ato do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, derisa caktimi i datës së saktë do të bëhet në konsultim me institucionet e sigurisë.