Sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka bërë të ditur se për 9-mujorin e vitit 2022 janë shpenzuar rreth 5 milionë euro nga Kuvendi i Kosovës, përcjell InLajmi.
Shpenzimet për 9-mujorin e vitit 2022 për 4 programet e lartcekura janë: 5.409.389,92 €, ose 55.92% e buxhetit vjetor dhe atë si vijon: Paga dhe shtesa shuma prej 4,677.839€ ose 67.73% e buxhetit vjetor; Mallra dhe shërbime 589.662.25€ ose 32.45 e buxhetit vjetor; Shpenzime komunale 130.898.19€ ose 65.45% e buxhetit vjetor; Subvencionet dhe transferet 9.780.44 ose 13.97% e buxhetit vjetor, dhe Shpenzimet kapitale 1,210€ ose 0.18% e buxhetit vjetor.
Krasniqi theksoi se janë në pritje të Komisionit të pranimit për projektligjin “Krijimi i Qendrës së të Dhënave” me page 150.000 euro,
“Aktualisht jemi ne pritje të raportit të Komisionit të pranimit për projektin Krijimi i Qendrës së të Dhënave me një pagesë rreth 150.000€, ndërsa projekti i pajisjeve të sallës plenare do të deklarohet si kursim dhe se do te jete e nevojshme që të buxhetohet edhe në vitin e ardhshëm”. /InLajmi/