Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka bërë të ditur se takimi në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje, përcjell InLajmi.
Stano ka thënë se përgjegjesia e të 2 liderëve ishtë që ta shtensionojnë situatën e krijuar në mes vendeve.
Takimi në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq është mbajtur gjatë të hënës në Bruksel ku është diskutuar për çështjen e targave ilegale.
Postimi i plotë i tij:
Takimi urgjenti i nivelit të lartë mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ndërmjetësuar nga Josep Borrell ka mbaruar. Ishte përgjegjësia e të 2 liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për 1 zgjidhje sot/InLajmi/