Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se ku qëndrojmë me liberalizim të vizave, derisa kujtoi se Kosova të mërkurën mori edhe një ‘goditje’ nga Brukseli për vizat, raporton InLajmi.
“Si Kuvend nuk mund të rrimë të heshtur dhe s’mund të reflektojmë në një paaftësi serioze të qeverisë në raport me trajtimin e agjendës së Integrimit Evropian dhe liberalizim të vizave. Kthehuni mbrapa 2 muaj dhe lexoni deklaratat e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave për vizat, e patën pru aq afër saqë më të vërtetë është duke e vendos kjo qasje, kjo paaftësi serioze, Kosovën në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme. S’ka informata as tash e as më herët se çka është duke ndodhur”, tha Tahir.
Tutje shtoi ai se e gjithë puna rreth liberalizimit është meritore për të gjitha qeverisjet, por trajtimi merituar i kësaj çështj është për çdo kritikë.
“Për vizat, të gjithë e dimë që është një arritje meritore e gjitha qeverive veç e veç, të gjithë e kanë dhënë kontributin, por paaftësia dhe pazotësia për ta trajtuar këtë temë, është për secilën kritikë dhe kërkoi nga Kurti t’i sqaroj dy çështje. Çka ka ndodhur dje me vizat dhe ku jemi, dhe e dyta a e ka në plan të procedojë kërkesën për vend kandidat duke e ditur se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë vendim nga Unioni Evropian. Kërkesa jonë është me bo kandidaturën me përgatit dokumentacionin për vend kandidat në këtë vit”, u shpreh deputeti Tahiri./InLajmi/.