Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i’u është drejtuar ligjvënësve opozitarë duke thënë se nëse e gjejnë vetëm një fjali në raportin e World Project Justice, WPJ-së, për sundimin e ligjit ku thuhet se ka pasur ndërhyrje politike, atëherë ajo është e gatshme të japë dorëheqje nga pozita e ministres, raporton Inlajmi.
Ndërsa i sfidoi të gjithë me gatishmërinë për dorëheqje, ministrja Haxhiu tha se nuk ka as edhe një rast të vetëm që ndonjë nga gjyqësori e ka thirrur atë në telefon për ndonjë lëndë.
“Sa i përket raportit për drejtësinë në vendin tonë, aty nuk përmendën ndërhyrjet politike në sektorin e drejtësisë. Nëse e gjeni, unë jam e gatshme të jap dorëheqje. Aty përmenden interferimet, por jo politike, sikurse në të kaluarën. Është hera e parë që nuk përmendën ndërhyrjet politike. Nuk ka kryeministër, nuk ka ministra e deputetë që e thërret në telefon prokurorin e gjyqtarin se qysh me zgjedh një lëndë ose qysh me mbyll syrin në një lëndë”, u shpreh Haxhiu./InLajmi/