Është rritur numri i viktimave nga shpërthimi në një magazinë fishekzjarrësh në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.
Ekipet e shpëtimit deklaruan se në rrënoja u gjetën trupa të pajetë, duke e çuar në 16 numrin e të vdekurve.
Ndërkohë, 17 persona janë ende të humbur dhe 60 kanë mbetur të plagosur, shkruan Euronews Albania.
Qeveria e Armenisë do të shpallë një ditë zie kombëtare pas përfundimit të operacionit të shpëtimit.