Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është aprovuar investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, përcjell InLajmi.
Rizvanolli ka thënë se ky është investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës.
Gjithashtu ajo tha se aprovimi për Programin Kompakt të Kosovës është bërë në vlerë prej 236. 7 milionë dollarësh.
Postimi i plotë i saj:
Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.
Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata! /InLajmi/