Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar në lidhje me deklarata e ministrit Hekuran Murati, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, Rrusta ka thënë për Muratin se ai nuk e Meriton të ketë vend në qeverisje përderisa nuk e njeh vendin e UÇK-në e Kosovës.
Gjithashtu ajo tha se kjo deklaratë e ministrit Murati bënë të kuptohet se lufta nuk ka përfunduar në rrafshin politik.
Më tej shtoi se me 6 korrik, prej orës 19:00, do të protestojnë me kërkesën për dorëheqje të Hekuran Muratit.
Postimi i plotë i saj:
Ministri Murati nuk ka vend në qeverisje, përderisa nuk njeh vendin që UÇK ka në historinë e Kosovës për çlirim. Lufta jonë për liri nuk filloi e as nuk vazhdoi duke e bërë kontabilitetin e numrave. Kjo qasje në thelb është kundër luftës dhe nuk ka sens lirie. Kjo rrymë politike e Lufton clirimin, sepse ka nënshtrat durimin dhe përkuljen.
Për më tepër, kjo rrymë politike nuk e duron as tjetrin të ndryshëm prej tij. Ajo e sheh secilin narracion të nënshtrueshëm, siç është vetë. Pra kemi të bëjmë me mendje të kolonizuara dhe tendenca totalitare.
Kjo na bënë të kuptojmë që lufta nuk ka përfunduar në rrafshin politik. Fryma që sot dominon dhe e cila është e mishëruar në institucione, në krye me Kryeministrin, është aktive dhe në sulm. Gjatë këtyre ditëve kemi parë deklarimet skandaloze të ministrit Hekuran Murati duke sulmuar, përbuzuar dhe denigruar luftën që ushtarët e UÇK-së kanë zhvilluar me aq shumë vullet e mund.
Nga sulmi ndaj shpirtit guximtar të çliruesit dhe zëvendësimi potencial i tij me një mercenar e deri tek reduktimi i luftës në përllogaritje buxhetore, ministri Murati shpaloset në të vërtetën e tij.
Shkarkimi nuk ka alternativë. Pandaj, me 6 korrik, prej orës 19:00, protestojmë me kërkesën për dorëheqje të ministrit Murati. Takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundojmë tek Qeveria.
Kosova, pavarësia e së cilës ka rrjedhojë pikërisht prej luftës guximtare të grave dhe burrave të UÇK-së, nuk mund të tolerojë që të ketë ministër dikë që përbuz të kaluarën për ta akomoduar ndërgjegjen e tij në të ardhmen. Por kjo nuk është e mundur. UÇK është frymëzimi ynë për të ardhmen. /InLajmi/