Paris Saint-Germain është akuzuar se ka “mashtruar” rregullat e Fair Play Financiar (FFP) për të lidhur Kylian Mbappe me një zgjatje të kontratës, me shefin e Ligës, Javier Tebas që konfirmon se ai do të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA.
Mbappe “tronditi” botën e futbollit duke njoftuar vendimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje të re 3-vjeçare me PSG-në më 21 maj, pas disa muajsh që ishte i lidhur fort me një transferim të lirë te Real Madrid.
Fituesi i Kupës së Botës thuhet se kishte rënë dakord me marrëveshjet me “Los Blancos” vetëm për të kthyer pas vendimin, duke e lënë të zemëruar shefin e Ligës, Tebas.
Shefi spanjoll i futbollit e përshkroi kontratën e re të Mbappe si “skandaloze” ndërsa pyeti se si PSG ishte në gjendje të përballonte të paketën e tyre të pagave pas postimit të borxheve të mëdha në vitet e fundit, transmeton Sinjali.
Tebas tani ka dyfishuar komentet e tij fillestare dhe ka sugjeruar që UEFA është në xhepin e presidentit të Parc des Princes Nasser Al-Khelaifi.