Kylian Mbappe pritet të qëndrojë në Paris edhe për 2 vite të tjera. Kështu raporton Le Parisien, sipas së cilës, 23-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me PSG-në.
Mbape, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor, do të përfitojë një pagë prej 50 milionë eurosh në vit.
E ardhmja e francezit është përfolur prej disa vitesh, me Real Madrid që kërkonte me ngulm shërbimet e tij dhe ishte pranë transferimit verën e shkuar, shkruan EuroNews.Albania.
Mbape është lojtari më i rëndësishëm për PSG-në, me 24 gola dhe 15 asistime këtë sezon ku edhe fitoi kampionatin francez Ligue 1.