Universiteti i Tiranës pas vleresimit të gjendjes aktuale, ka vendosur të pezullojë mësimin deri më 6 dhjetor.
Vendimi është marrë nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili përmes një njoftimi për shtyp ka lajmëruar të gjithë studentët që ndjekja e studimeve në Tiranë do të nis më 10 dhjetor.
“Njoftim mbi urdhërin e Rektorit të Universitetit të Tiranës! Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019,” thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.