Baseli nuk mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës.
Sulmuesit nga Kosova nuk i është dhënë viza për shkaqe politike, raporton ‘Basler Zeitung’.
Zhegrova është rritur në Gjermani, por tani luan për Kosovën, andaj ka edhe pasaportën kosovare.
Megjithatë, për shkaqe politike, dhe raporteve të këqija mes Kosovës dhe Serbisë, Zhegrova nuk do të mund të udhëtojë në Rusi për ndeshjen ndaj Krasnodarit.
Kështu që trajneri i Baselit Marcell Koller nuk ka zgjidhje tjetër pos ta lë Zhegrovën në shtëpi për këtë ndeshje, shkruan Periskopi.
Përveç Zhegrovës, edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Taulant Xhaka nuk do të udhëtojë për në Rusi shkaku i pezullimit.