Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka folur për gjendjen në Luginë.
Ajo u shpreh se gjendja e shqiptarëve atje është e mjerueshme.
Gjithashtu, tha se atje po tentohet të krijohet një sanxhak i 2-të, përcjell KlanKosova.
“Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është e mjerueshme, më e keqe se në vitet e 70-ta, fatkeqësisht dhe kjo duhet të alarmohet. Po tentohet të krijohet një sanxhak i 2-të”, u shpreh ajo.