Forcat e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë aktivisht në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri pas tragjedisë së tërmeteve që goditën Durrësin.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar në vazhdimësi për ndihmesën që po bëhet nga FSK atje.
Ndër të tjera, ajo që bëhet e ditur është se FSK-ja ka shkuar me mjete të sofistikuara për gjetjen e trupave nën rrënoja.
Ata me vete kanë marrë kamera zgjatuese, përmes të cilave mund të arrihet të idenfitikohet prania e trupave të gjallë ose të pajetë nën rrënoja, shkruan lajmi.net
Po ashtu, forcat e Policisë së Kosovës me vete në Shqipëri kanë marrë edhe qentë nuhatës, operacioni me të cilët rezultoi i sukseshëm para pak orësh, kur u gjetën tre persona të gjallë.