Është rritur bilanci tragjik i tërmeteve që goditën sot Shqipërinë.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 20.
Po ashtu, deri më tani ajo që dihet se numri i të lënduarve sillet rreth 600.
Forcat e Policisë, ushtrisë si dhe ato të emergjencave civile kanë janë edhe aktualisht në terren duke u përpjekur për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë, shkruan Lajmi.net.
Megjithë, operacioni i kërkim-shpëtimit është vështirësuar tej mase pasi që në vendet ku po kryhen këto kërkime ka errësirë totale.