Në orët e para të mëngjesit ka goditur një tërmet Kosovën dhe Shqipërinë, ku në këtë të fundit ka pasur të vdekur e të lënduar, po ashtu edhe dëme materiale.
Për këtë ngjarje jo vetëm në vendin tonë por edhe mediat e huaja ka bërë që të shkruajnë.
Britanikja “Daily Mail” ka publikuar fotot, ku shihen kufomat duke u transportuar nga ushtria, por edhe ndërtesat e shkatërruara, shkruan Insajderi.
Deri më tani, zyrtarisht njoftohet për 12 viktima. Për fat të keq pritet që numri i tyre të rritet, pasi shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.