Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa, ka bërë të ditur se më shumë se 8 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2021, ndërsa 6 milionë prej tyre kanë qenë për paga, mëditje dhe shtesa, raporton InLajmi.
“Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2021, ka shpenzuar mbi 8 milionë euro. Ndërsa 6 milionë prej tyre kanë qenë për paga, mëditje dhe shtesa, që i bie 7.000euro më shumë se vitin 2020”, tha Krasniqi.
Ndërkaq deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka shprehur pakënaqësitë e tij duke thënë se ka disproporcion në investimet kapitale.
“Kemi disproporcion në mes të kategorive, shumë kategori i kemi 70 e 80% te investimet kapitale 25%. E kemi një disporprocion të madh”, ka thënë deputeti Ferat Shala./InLajmi/