Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë të ditur se shhteti i Suedisë i ka ofruar asistencë ushatarake, teknike dhe humanitare Ukrainës, përcjell InLajmi.
Për këtë mbështetje, Zelenskyi ka thënë se është mirënjohës ndaj kryeministres së Suedisë, Magdalena Andersson, për ndihmën e ofruar.
“Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Mirënjohës ndaj Kryeministres së Suedisë për përkrahjen e saj efektive. Duke ndërtuar një koalicion anti-Putin bashkë”, ka shkruar Zelenskyi./InLajmi/