Njerëzit tashmë janë më të përgatitur ndaj përhapjes së mutacioneve të reja. Kështu tha CEO dhe bashkëthemeluesi i BioNTech, ndërsa kompania gjermane po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër Omicron.
“Duhet të mësohemi me faktin se duhet të jetojmë me virusin për 10 vitet e ardhshme”,tha Ugur Sahin, kompania e të cilit zhvilloi vaksinën e parë MRNA kundër Pfizer.
“Gjithmonë do të ketë mutacione të reja, por ne duhet të jemi më të përgatitur,shtoi ai.
Brenda një viti e gjysmë do të zhvillohet një vaksinë, e cila do të merret për gripin dhe koronavirusin, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se pas 6 muajsh do të jetë gati vaksina e e Covid-19, e cila do të mbrojë edhe kundër Omicron.
Në një deklaratë, ai theksoi se kjo vaksinë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi do të jetë i barabartë me vaksinën ekzistuese të gripit.
“Pan-vaksina”, siç e quajti ai, do të ndihmojë edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, duke përbërë një përparim revolucionar në vaksinimin e populates, transmeton abcnews.al
Megjithatë, këtë vit, vaksina e përditësuar kundër mutacionit Omicron do të jetë e disponueshme në gusht.