Policia e Kosovës ka njoftuar se është penguar nga 2 automjete civile pa targa, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, përcjell InLajmi.
Sipas një njoftimi të Policisë, në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarët kanë vërejtur një kamion që dyshohej për kontrabandë me mallra, por përcjellja e kamionit iu pamundësua nga 2 automjetet civile, të cilët krijonin pengesa në rrugë me lëvizjet që bënin.
Lidhur me rastin janë alarmuar njësitet e tjera policore, të cilat kanë asistuar për hetim dhe kërkim te personave të automjeteve të dyshura.
Postimi i plotë i tij:
Sot në orët e mbrëmjes në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njejtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile pa targa.
Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabanë mallrash.
Lidhur me këtë rastë janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale. /InLajmi/